Tre gabime të papërmirësueshme në edukimin e fëmijëve

Besoni që nga butësia asgjë e mirë nuk do të dalë, sepse fëmijëve u është e nevojshme disiplina?

Rrënjët e këtij problemi qëndrojnë në fëmijëri.

Psikologu familjar, Aleksander Ushakov, ka zbuluar gabimet më të shpeshta të prindërve në edukim për shkak të të cilave fëmijët bëhen manipulues!

1. Jokonsekuenca

Sot është e rëndësishme një gjë, nesër e dyta, pasnesër e treta. Sot kjo mundet, nesër kjo e njëjta gjë nuk mundet. Në fund, çdo gjë është e rëndësishme. Apo çdo gjë është e parëndësishme.

Kjo është mënyra më e mirë që në start të shkatërroni stabilitetin e fëmijës dhe aftësinë që të kuptojë se çfarë është e rëndësishme. Shpejt mëson që jokonsekuenca në ndjenja, fjalë dhe premtime është mënyrë krejtësisht normale e jetës.

2. Ftohja emocionale dhe ashpërsia

Besoni që nga butësia asgjë e mirë nuk do të dalë, sepse fëmijëve u është e nevojshme disiplina. Kërkoni nga ata sa më shumë që mundeni. Nuk i kushtoni kujdes që ata janë vetëm fëmijë të vegjël. Besoni që ato janë vetëm justifikime për frikacakët.

Mendoni: Sa më i ashpër me fëmijët, aq më mirë. Mendoni që është në rregull të rrahësh fëmijën. Për gjithë këtë, ata vetë më vonë bëhen të ftohtë, të vrazhdë dhe manipulues të dhunshëm të cilët mendojnë vetëm për veten.

3. Edhe vetë jeni manipulues

Në varr do të më dërgosh! Do të përfundosh në jetimore! Tingëllojnë thënie të njohura?

Sa më shumë që fëmija frikësohet që do ta braktisni, më pak do të dëshirojë të krijojë lidhje të afërt në të ardhmen. Askujt nuk do t’i besojë, as që dikë vërtet do ta dojë. Parakusht i përsosur për manipuluesin!

Share With:
Translate »
639 Views