Tre kategori që nga 4 Janari duhet të kenë pasaportën e vaksinimit
Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh ditën e sotme për të diskutuar rreth situatës epidemiologjike.
Ndër të tjera Komiteti vendosi që deri me datën 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të jenë vaksinuar, pasi me datën 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit.
Ata të cilët nuk do të pranojnë të vaksinohen do t’u duhet të bëjnë testin PCR çdo 5 ditë.