Tre motrat i marrin jetën babait abuzues
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rusinë ku tre vajza kanë i kanë marrë jetën babait te tyre, të cilin e konsideronin si mafioz që abuzonte seksualisht me to.
Kristina Khachaturyan, 19 vjeçe dhe motrat e saj Angelina, 18 vjeçe, Maria, 17 vjeçe janë arrestuar në Moskë dhe kanë thënë se vuanin nga duart e babait të tyre ‘tiranik’.
Trupi i 57-vjecarit u gjet me plagë të shkakatuara nga mjete prerëse, pranë ashensorit në banesat e familjes.
“Ne e urrenin atë dhe donim që vetëm një gjë të ndodhte: të zhdukej dhe të mos e shikonim më kurrë”, ishin shprehur vajzat.
Raportet që citojnë policinë thonë se motrat rrëfejnë vrasjen e babait të tyre duke pretenduar se vuajtën vite abuzimi nga burri, për të cilin thuhet se ishte varur nga heroina.
Nëse marrin dënim me burg, ato rrezikojnë të qëndrojnë pas hekura 10-15 vite.
