Tre muaj pas lindjes, Erisa Xhixho publikon foton e ëmbël me vajzën dhe ndan mesazhin emocionues
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho tre muaj më parë u bë nënë për herë të dytë e një vajze, të cilin e pagëzoi me emrin Nikol. Lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes së saj Erisa e dha vet nëpërmjet një postimi në Instagram.
Ndërkohë që e vogla e saj rritet çdo ditë dhe sot bën tre muaj, Erisa ka ndarë një imazh të ëmbël të saj edhe me ndjekësit e saj në Instagram. Ato shfaqen së bashku buzë detit dhe Erisa e ka shoqëruar foton edhe me një mesazh emocionues
“3 muaj dashuri me net pa gjumë, por e bekuar që të kam në krahë dhe ndiej aromën tënde çdo ditë që rritesh. Të dua Nikol”, shkruan Erisa krahas fotos ku shfaqet së bashku me të bijën.
Kujtojmë që Erisa është nënë edhe e një djali 2-vjeçar, i cili quhet Henri.