Tre zonat e Shqipërisë sipas rasteve me Covid: Qytetet në zonën “e kuqe”, “portokalli” dhe “të verdhë”
Shefja e ISHP, Silva Bino tregoi vendimin e Komitetit të Ekspertëve për të bërë ndarjen e qyteteve sipas rritjeve të rasteve në zonën e kuqe, portokalli dhe të verdhë.
Në konferencën për mediat, Bino u shpreh:
“Në lidhje me përhapjen në vend, e kemi ndarë hartën e Shqipërisë në 3 zona, që janë e kuqe, portokalli dhe e verdhë. Kjo është në bazë të incidencës dy javore, që është nga 195-414 të gjitha janë zona të kuqe dhe në dy javët e fundit kemi:
Fierin, Gjirokastrën, Gramshin, Kavajën, Korçën, Mallakastrën, Mirditën, Përmetin, Pukën, Sarandën, Tepelenën, Tiranën dhe Tropojën. Këto janë zona që kanë një incidencë më të lartë.
Zonat me portokalli kanë incidencë më të ulët nga 58-195 raste për 100 mijë banorë dhe këtu kemi:
Beratin, Devollin, Durrësin, Elbasanin, Kolonjën, Kuçovën, Kukësin, Kurbinin, Lezhën, Librazhdin, Lushnjen, Peqinin, Pogradecin, Skraparin, Shkodrën dhe Vlorën.
Pastaj kemi zona të cilat kanë shumë pak raste që shkojnë deri në 58 përe 100 mijë banorë të cilat janë të gjitha bashkitë e tjera. Ajo cka kemi parë në dy javëshin e fundit, kemi parë një rritje të incidencës. Gjithashtu kemi dhe rritje të numrit të rasteve. Natyrisht edhe përllogaritja e R-së është një element që tregon se kemi rritje në fundin e muajit tetor dhe shkon në 1.3 duke e krahasuar në shtator ku kishim ulje në 0.9”.