Tregimi prekës i Ernest Hemingway në gjashtë fjalë

Kur Ernest Hemingway ka qenë në moshë të re, ka vënë një bast me shoqërinë e kolegët shkrimtarë, ku ka deklaruar se si ai mundet të shkruaj tregim me gjashtë fjalë.

“Në shitje, Këpucë për bebe, t’pambathura”, është tërësia e asaj që është përshkruar si një roman me gjashtë fjalë, duke e bërë atë një shembull ekstrem të asaj që quhet fantazi e shpejtë ose imagjinatë papritur.

Ernest Hemingway ka qenë një novelist amerikan, që ka shkruar storie të shkurtra. Hemingway njihet si një nga figurat më të shquara të viteve 1920 dhe 1950, ndërsa në vitin 1954 fitoi Çmimin Nobel për Letërsi. Ai ka publikuar shtatë romane, në mesin e tyre edhe romanin “Plaku dhe Deti”.

I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Hemingway vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë. Personazhet kryesore të Hemingway janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.

Share With:
Translate »
1191 Views