Tregoi historinë e trishtë familjare/ Flet psikologia e Rizartës: Ajo e dinte që…
Situata e Rizartës, e cila tregoi detaje për jetën dhe familjen e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka ngjallur shumë diskutime.
Megjithatë, psikologia e Big Brother-it, e ftuar në Fun Club, sqaroi se banorët janë plotësisht të vetëdijshëm kur flasin me të dhe kur komunikojnë me produksionin.
“Kur takohem me banorët, ata e dinë që po flasin me mua. Takimi zhvillohet në një nga ambientet e shtëpisë, ku jemi të monitoruar dhe të dëgjuar nga produksioni, por asgjë nga ato që diskutohet nuk publikohet. Ata e njohin zërin tim dhe e dinë kur jam unë”, – shpjegoi psikologia.
Kur Heidi e pyeti pse Rizarta pretendonte se kishte menduar që po fliste me psikologen, ajo refuzoi ta komentonte, duke e cilësuar si pjesë të lojës së saj.
“Mund të them me 100% siguri që Rizarta e ka ditur se nuk po fliste me mua. Ajo e dinte që po fliste me Zërin dhe nuk ka pasur asnjë dyshim se unë isha prapa”.