Treni i pret këmbët 2-vjeçarit, mjekët bëjnë mrekulli

Një vogëlush që humbi të dyja këmbët në një aksident tragjik me tren tani mund të ecë serish pasi mjekët arritën t’ia ngjisnin me anë të një
ndërhyrjeje të jashtëzakonshme.

Mohammed Saleh po luftonte me jetën pasi u aksidentua ndërkohë që po kalonte shinat e trenit me nënën. Nëna e tij ndërroi jetë gjatë aksidentit, ndërkohë që vogëlushi u dërgua menjëherë në spital. Personat e pranishëm në vendngjarje vendosën pjesët e gjymtyrëve të prera në një kuti me akull dhe e nisën 2-vjeçarin me urgjencë në spital.

Kirurgët arritën t’i ngjisnin gjymtyrët pas një operacioni që zgjati 7 orë. Tani, 8 muaj më vonë, vogëlushi nga India është në gjendje të ecë dhe vrapojë.
Ekspertët thonë se rivendosja e një gjymtyre është ndërhyrje e ndërlikuar edhe për personat e rritur, jo më për Mohammedin e vogël. Ata tregojnë se ngjitja e gjymtyrëve ka ndodhur vetëm 13 herë në botë, vetëm 4 herë tek fëmijët e vegjël, ndaj ky rast është një sukses i vërtetë!

Share With:
Translate »
694 Views