Trenjakët u ndanë që në lindje për eksperiment, dokumentar për jetët e tyre

Një dokumentar i ri për ribashkimin e trenjakëve Robert Shafran, Eddy Galland dhe David Kellman, të cilët e rigjetën njëri-tjetrin teksa ishin bërë mazhorenë, pritet të dalë së shpejti.

Të ndarë nga njëri-tjetri thuajse menjëherë pas lindjes në familje të ndryshme birësuese, ata dhe familjet e tyre nuk e dinin se ishin pjesë e një eksperimenti social aspak etik.

Fillimisht u bashkua Robert dhe Eddy pasi miqtë e përbashkët në universitet filluan të dyshonin se mes tyre duhej të kishte një lidhje kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe të tyre, ndërsa vëllai i tretë David u njoh me vëllezërit e tij pas publikimit të historisë së çuditshme në një gazetë.

E ajo çfarë ata dyshonin u provua në spitalin e lindjes, ku ata mësuan se jo vetëm që ishin vëllezër, por kishin pasur edhe një vëlla të katërt, që kishe ndërruar jetë pak pas lindjes.

Por ndërsa çështja në ato vite kishte një vëmendje të mëdha filluan edhe hetimet, se përse familjeve birësuese nuk u ishte thënë se fëmijët që ata po adoptonin kishin vëllezër binjakë. Fillimisht shtëpia birësuese u mundua të shfajësohej, por më vonë dokumentet provuan se ajo kishte rënë dakord me Peter Neubauer, një psikoanalist që drejtonte qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve në Manhattan. Ky i fundit e kishte menduar rastin një mundësi tepër të rrallë për të zhvilluar një eksperiment social sa mund të ndikonte gjenetika dhe ambienti ku ata do të rriteshin në formimin e karaktereve, duke përzgjedhur edhe familjet birësuese.

E ndërsa vitet kaluan, rezultoi se vëllezërit ishin identikë jo vetëm në ngjashmërinë fizike, por edhe në zgjuarsi, ku kalonin niveli i tyre i inteligjencës shkonte 148, ku me 140 pikë fillon vlerësimi për gjenitë.

Por pak pas bashkimit, David Kellman kreu vetëvrasje, duke lënë një pikëpyetje të madhe se sa ka ndikuar ndarja nga vëllezërit apo trajtimi si kavie në një eksperiment social.

Historia e trenjakëve është rikthyer serish në vëmendje pasi së shpejti pritet të dalë një dokumentar i ri, nga Tim Wardle, rreth historisë dhe jetës së veçuar, e të bashkuar të trenjakëve.

 

Share With:
Translate »
773 Views