Tringa promovon librin e saj, Mihrija dhe Naimi i këndojnë nuses së tyre

Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me emocione, art dhe muzikë.

Tringa Berisha, reja e këngëtarëve të mirënjohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi, ka promovuar librin e saj me titull “Një copë shpirti”.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e të mbushur me dashuri, ku morën pjesë njerëzit më të afërt të autores, familjarë, miq, si dhe personalitete të njohura.

Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë promovim ishte prania e vjehrrës dhe vjehrrit të saj, Mihrijes dhe Naimit, të cilët i dhuruan një moment të paharrueshëm Tringës duke kënduar për të. Ky gjest i solli ngrohtësi dhe emocion të gjithë të pranishmëve, ndërsa shndërroi promovimin në një mbrëmje që do të mbahet gjatë në kujtesën e të gjithëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Tringa ndau mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj dite të rëndësishme për të. Ajo falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhuruar në këtë rrugëtim.

“Një copë shpirti” është një libër i cili do t’ju inspirojë të ndjekni ëndrrat tuaja, pa u dorëzuar.

Suksese Tringa!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tringa Berisha (@tringa3berisha)

Share With:
Translate »
110 Views