Trishtuese, britanikja 15 vjeçe ndërron jetë nga COVID-19 në ditën që do të vaksinohej

Një ngjarje trishtuese ka ndodhur në Britani. Një 15-vjeçare, ka ndërruar jetë nga COVID-19, pikërisht në ditën ku do të vaksinohej. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e 15-vjeçares Jorja Halliday për The Guardian.

“Ajo ishte aktive, i pëlqente të dilte dhe të kalonte kohë me miqtë e saj”, ka thënë nëna e vajzës.

Ajo tha se Jorja, e cila nuk kishte sëmundje ekzistuese, kishte zhvilluar simptoma të ngjashme me gripin para se të bënte testin PCR ku rezultoi pozitive, duke çuar në izolimin e saj në shtëpinë e tyre.
Jorja kishte problem të ushqehej të dielën dhe të hënën nuk mund të hante fare për shkak të dhimbjes së fytit.

Një mjek i përshkroi antibiotikë, por gjendja e saj u përkeqësua dhe u kontrollua nga një mjek i cili tha se rrahjet e zemrës së saj ishin dyfishi i asaj që duhet të ishte dhe ajo u dërgua në spital.

Rezultatet paraprake nga ekzaminuesi mjekësor i spitalit treguan se Jorja kishte miokardit të COVID-19, inflamacion i zemrës i shkaktuar nga virusi. Halliday shpjegoi se Jorja ishte regjistruar për të marrë vaksinën të martën, por rezultoi pozitive të shtunën e javës së kaluar. Ajo kishte planifikuar ta merrte vaksinën pasi të kishte mbaruar periudha e izolimit, por vdiq në ditën kur kishte rezervuar vaksinën.

Share With:
Translate »
141 Views