Troi sot feston ditëlindjen, albumi fotografik nga foshnje në një zotëri të vërtetë
Troi do të ishte ndryshimi i planeve të Miss Universe 2012, Adrola Dushi. Sapo karriera e saj kishte nisur pas marrjes së trofeut, fati i bëri surprizën më të bukur por jo në kohën e duhur. Megjithatë ajo i la të gjitha për aq kohë sa i duhej të voglit të rritej. Dhe sot, pas shumë sakrificave Adrola vazhdon karrierën e saj në Amerikë dhe vogëlushi i saj, sot vishet me kostum si një zotëri i vërtetë. Troi erdhi në jetë në 26 nëntor dhe sot feston ditëlindjen e tij të katërt. Më poshtë ndajmë me ju albumin fotografik të Troit nga muajt e parë të jetës, deri tani. /Kids’ Time

