Tronditëse: Adoleshenti shqiptar përdor si kamikaz një 12-vjeçar gjerman, dështon atentati me bombë

Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në prangat e policisë në Austri dhe mbi të rëndojnë akuza të rënda për terrorizëm.
Adoleshenti shqiptar akuzohet se ka manipuluar një 12-vjeçar gjerman për ta përdorur si kamikaz në një sulm me bombë në qytetin Ludëigshafen të Gjermanisë. Sulmi ishte planifikuar të ndodhte në një treg krishtlindjesh në fundvitin e 2016-ës. Bomba ishte e përgatitur në mënyrë artizanale por nuk shpërtheu për fat të mirë pasi pësoi shkëputje të fijeve elektronike në momentin e fundit, raporton Newsbomb.al.
18-vjeçari i lindur në Vienë por me të dy prindërit me origjinë shqiptare thotë se ka premtuar besnikëri ndaj grupimit terrorist ISIS.
Prindërit e tij, të shokuar shprehen se janë të dy ateistë dhe nuk e kanë edukuar me asnjë besim fetar.
I riu e quan veten “Sabur Ibn Gharib”, ndërsa emri i tij i vërtetë është Lorenc K.. Autoritetet vieneze besojnë se ai është radikalizuar për një kohë të shkurtër nga predikuesi mysliman Mirsad O. I njohur edhe si “Ebu Tejma”.

Share With:
Translate »
664 Views