TRONDITËSE/ Hodhi foshnjen e sapolindur në kosh, arrestohet 32 vjeçarja
Mbi ngjarjen tronditëse, të paradites së sotme, ku në koshin e plehrave u gjet e pajetë një foshnje e porsalindur, policia ka nisur hetimet, teksa ka ndaluar edhe ka bërë shoqërimin e një 32-vjeçareje që dyshohet se ka kryer aktin kriminal.
Hetimet për zbardhjen e ngjarjes ishin fokusuar në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku është marrë fillimisht lista e të gjitha lindjeve të ditëve të fundit.
Dyshimet e para ishin se foshnja mund të ketë lindur e vdekur.
Nëna dyshohet se e ka hedhur në kosh, për shkak se nuk ka pasur para për të kryer ceremoninë e varrimit.
Policia po kryen hetime për të mësuar se si ka dalë foshnja e pajetë nga ambientet e maternitetit.
Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore.
Policia pas hetimeve tha se u bë i mundur identifikimi si dhe shoqerimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore.