TRONDITËSE/ Mendonte se ishin “zombi”, 49-vjeçarja vret dy fëmijët e saj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 49-vjeçare akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 16-vjeçare dhe djalit të saj 7-vjeçar.
Mediat e huaja raportojnë se sipas hetuesve 49-vjeçarja Wallow, e njohur ndryshe edhe si “ Mami i Kiametit ”, i konsideronte fëmijët e saj si “zombi” dhe për këtë arsye i vrau.
Përveç vrasjes së dy fëmijëve të saj, ajo u akuzua edhe për bashkëpunim në vrasjen e ish-bashkëshortes së partnerit, një rast tjetër që kishte tronditur opinionin publik. Lori Vallow dhe burri i saj Chad Deibel u akuzuan për vrasje, komplot dhe mashtrim.
Wallow, e cila fillimisht dëshmoi se me aktin e bërë besonte se do të shpëtonte botën dhe ishte deklaruar e pafajshme për akuzat. Ajo tani përballet me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.