Tronditëse në Durrës, 8-vjeçarja abuzohet seksualisht nga 5 djem në ambientet e shkollës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku një vajzë 8-vjeçare është përdhunuar në grup nga pesë djem, në ambientet e shkollës “Myslim Deda”. Mësohet se përdhunuesit janë djem të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, që e kanë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katërt të shkollës, dhe më pas kanë kryer veprime seksuale me forcë.

Lidhur me ngjarjen që është regjistruar rreth tre javë më parë, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, në zonën e Arapajt, është vënë në pranga vetëm njëri prej agresorëve.

Sipas banorëve, e mitura u gjet e lidhur nga mësuesit e shkollës, ndërsa Policia edhe pse është lajmëruar, nuk ka vepruar dhe as nuk e ka raportuar ngjarjen.

Share With:
Translate »
590 Views