Tronditet këngëtarja shqiptare, mediat ia raportojnë babain të vdekur
Këngëtarja shqiptare nga Shkupi është tmerruar nga një lajm që qarkullon në portalet maqedone, e cila prek një nga pjesëtarët e familjes së saj.
Në një postim në Instagram, Adelina Tahiri shprehet tepër e inatosur për këtë gjë.
“Tmerr!!! Babai im është gjallë shëndosh e mirë!! Informohuni më mirë, nuk është në pyetje një thasethem po është në pyetje vdekja për babain tim. Turp dhe tmerr për mosinformacionin dhe painformimin tuaj,” – shkruajti ajo.
Vetëm pak orë më pas, Adelina publikoi një fotografi pranë të atit duke tymosur një puro, ku duken të lumtur dhe të shëndetshëm.

