Tronditet Puka: Nënën dhe dy vajzat i zë korenti, ndërrojnë jetë brenda në shtëpi (EMRAT)

Një ngjarje tragjike raportohet në këto momente në Pukë, në zonën e Fushë Arrëzit, shkruan newsbomb.al. Mësohet se nëna dhe dy vajzat e saj kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me korentin.

Paraprakisht, bëhet me dije se njëra nga vajzat e familje ka qenë duke bërë dush në tualet dhe ka rënë në kontakt me korentin. Nuk dihet nëse shkak ka qenë sistemi i dushit, apo ndonjë pajisje tjetër elektrike.

  • Viktimat janë: Prena Kola 43 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Ermira Kola 16 vjeçe.

Motra e të resë ka vrapuar menjëherë drejt tualetit për ta ndihmuar por dhe vetë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, sapo ka prekur dorezën e derës. Nëna e dy vajzave e tmerruar nga ngjarja, ka shkuar t’i shpëtonte ato, por fatkeqësisht ka gjetur dhe vetë vdekjen.

Në shtëpi ka qenë dhe djali i familjes, i cili po ashtu ka marrë lëndime dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë një i afër i familjes nga Fushë Arrëzi i Pukës që ka njoftuar Policinë.

Uniformat blu janë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj, shkruan newsbomb.al. Edhe ambulanca ndodhët në shtëpinë e viktimave, por fatkeqësisht ato kanë ndërruar jetë në vend.

“Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz. Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton dhe Policia.

Share With:
Translate »
143 Views