Tronditet Saranda, 43-vjeçari godet me thikë në kraharor dy vëllezërit e mitur, nisen me URGJENCË drejt spitalit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës ku një 17-vjeçar dhe vëllai i tij i mitur kanë mbetur të plagosur.
Sipas informcioneve paraprake mësohet se 17-vjeçari me inincilae K.G, është gjuajtur me thikë në kraharor nga shtetasi Ibrahim Duda 43-vjeç.
I plagosur ka mbetur edhe vëllai i 17-vjeçarit.
Të dy vëllezërit janë dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe mësohet se 17-vjeçaari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë forca të shumta policie kanë blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit të Sarandës për kapjen e autorit i cili rezulton të jetë një person me precedente penalë.