True e bëri dushin e mëngjesit, ndërsa zemrat tona u shkrinë

Nëse u mërzitët ditën e djeshme me lajmin se Kylie Jenner ka vendosur të ruajë privatësinë e vogëlushes Stormi, mos u shqetësoni pasi Khloe Kardashian nuk do të bëjë të njëjtën gjë.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” vijon të dokumentojë çdo hap të mëmësisë, këtë herë në “Instagram Story” me një foto të ëmbël të vogëlushes True Thompson.

Khloe shfaqet me vogëlushen të cilën e mban në krah duke e larë në një vaskë të vogël rozë. Nga buzëqeshja e saj, duket se True po shijon çdo moment të kontaktit me ujin.

Share With:
Translate »
801 Views