Tualetin e Kim e preferojnë të gjithë, po ashtu edhe North e cila përfundon kështu duke e imituar

Kim Kardashian njihet si mbretëresha e konturit dhe në hapat e saj është edhe e bija, North. Ajo ka nisur nga puna që tani për t`u perfeksionuar në nivelin e së ëmës. Ashtu si shumica e vajzave te vogla edhe North-it i pëlqen shumë grimohet, por jo thjesht pak buzëkuq apo ton sysh, siç duan vogëlushet në përgjithësi. Ajo provon të bëjë një grim alla Kardashian dhe në këtë rast nuk mund të mungojë kurrsesi konturi.

Kim ka publikuar në Instastory një video, ku e bija shfaqet duke u munduar të bëjë grimin. “Mbretëresha e konturit”, -ka shkruar Kim. Ndërkohë që në video shfaqet North e cila është përpjekur të grimohet, por i duhet dhe ca kohë që të arrijë në nivelin e së ëmës. Megjithatë kjo video është një prej gjërave më argëtuese që keni parë sot!

Share With:
Translate »
735 Views