Tuna dhe Patrisi përgënjeshtrojnë gjithçka, vjen seti traditë për 7-mujorin e Tian
Prej disa ditësh është përfolur se çifti i njohur Tuna-Patris nuk jetojnë më bashkë dhe se lidhja e tyre nuk po shkon mirë. Ata nuk kanë reaguar në ndonjë intervistë, por në rrjetet sociale që janë bërë një tregues i rëndësishëm në jetën e një personazhi publik. Siç duket për t’i dhënë fund zerave për një ndarje për këngëtaren, ai ka publikuar një foto me të dhe të birin, teksa mbajnë në duar Tianin. Vogëlushi i tyre ka bërë 7 muaj dhe me siguri ky është seti që prindërit i bëjnë çdo muaj. Ai shkruan bashkangjitur fotos, “Lumturi”.
Edhe ne jemi të lumtur që ndarja mes tyre ishte thashethem por jo diçka e vërtetë…
