Tuna flet për herë të parë për “konfliktin” familjar me Norën dhe Robertin
Pak kohë më parë në media u përfol shumë për konfliktin midis këngëtares Tuna dhe kunatit të saj, Robert Berisha. Ky i fundit i ftuar në emisionin “Rudina” pranoi publikisht se mes familjes së tij dhe Tunës nuk ka asnjë kontakt.
“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pasur problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, tha Roberti.
Lidhur me këto fjalë Tuna zgjodhi që aso kohe të mos reagojë, por tani pas 3 muajsh ka thyer heshtjen në një intervistë të gjatë për ‘Prive’. Këngëtarja tregoi se asaj nuk i intereson asnjë gjë tjetër përveç familjes.
“Nuk i kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë. Për mua e vetmja gjë që ka vlerë në këtë fazë është familja ime. Me ‘familja ime’ nënkuptoj unë, Tian dhe Patrisi. Kështu që krejt të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time. Mendimet e tyre janë të parëndësishme. Jetojmë në një shtet demokratik ku mediat i japin hapësire gjithkujt. Çdokush mund të dalë e të shprehë mendimin e tij të lirë. Unë nuk kam kohë për vete për këto gjëra. Unë dal flas për projektet e mia, për gjërat e mia personale, ndërsa për të tjerët nuk më intereson”, u shpreh Tuna.
Kujtojmë se pas dy vitesh shkëputje nga muzika Tuna është duke u rikthyer shumë fuqishëm me projekte të reja.