Tuna paska një arsye të fortë pse nuk flet asnjëherë për Robertin në media

Në vitin 2018 është përfolur aq shumë për“sherrin” mes Tunës dhe Robertit, sa besoj të gjithë ju, e keni lexuar të paktën një lajm për ta. Keni lexuar deklarata të Robertit për kunatën e tij, Patrisi gjithashtu ka folur për vellanë e tij, mirëpo Tuna nuk ka preferuar të thotë asgjë rreth këtij debati. E ftuar në emisionin “Mirage”, Tuna nuk ka nguruar t’i përgjigjet pyetjes se a janë rregulluar marrëdhëniet me kunatin e saj?

“Nuk po dua të lë asnjë deklaratë të keqe të dokumentuar për axhën e Tianit. Prej fillimit ka qenë kështu sepse unë nuk dua që fëmijën tim ta rris në këtë frymë. Unë po ia lë kohës, Tiani ka me u rrit dhe ka me i pa vetë arkivat e mediave dhe nga ana ime do të ketë deklarata zero”,-është shprehur Tuna.

Share With:
Translate »
642 Views