Turjan Hysko mori sot urimin më special nga Orinda Huta
Turjan Hysko feston ditën e sotme ditëlindjen. E dini sa vjeç bën?
Ai feston sot 37 vjetorin.
Producenti i “Klanifornia” duket se po jeton vitet më të bukura të jetës siç thotë dhe partnerja e tij prej vitesh, Orinda huta.
Orinda i ka bërë Turjanit ditën e sotme një urim i cili ka dhe një premtim mjaft të ëmbël brenda.
“A nuk ishte ky viti me i bukur o dashuri? Gezuar ditelindjen babi Turjaniiiii! Me e mira nuk ka ardhur akoma..”, shkruan këngëtarja ku ka shpërndarë edhe momentet e tyre më speciale, sidmos ato me vajzën e tyre Atarën.