Turqi/ Foshnja që u nxorr nga rrënojat e tërmetit pas 128 orësh bashkohet me mamanë pas 54 ditësh

Një foshnjë në Turqi që kaloi 128 orë e bllokuar në rrënojat e tërmetit shkatërrues të shkurtit është ribashkuar me nënën e saj, e cila më parë ishte deklaruar e vdekur.

Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë ka njoftuar se Vetin Begdas tre muajsh e gjysmë u ribashkua me Yasemin Begdas të shtunën, 54 ditë pasi ajo u shpëtua nga një ndërtesë e dëmtuar në provincën e Hatay.

Ajo ishte quajtur Gizem nga autoritetet mjekësore që u kujdesën për të pasi ajo u shpëtua.

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të vendit Derya Yanik e ndihmoi çiftin të ribashkohej pasi lidhja e tyre u vërtetua përmes një testi të ADN-së.

Ministrja postoi në Twitter një video të ribashkimit të hënën, ku dyshja shihen duke u përqafuar në shtratin e spitalit në Adana, ku Yasemin Begdas po merr trajtim. Foshnja e saj u dërgua nga Ankaraja, ku edhe ajo po merrte trajtim mjekësor.

Babai dhe dy vëllezërit e foshnjës u vranë në tërmetin, i cili vrau më shumë se 50 000 njerëz.

Vetëm në Turqi, më shumë se 44 000 njerëz vdiqën, raportoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD) në fund të shkurtit. Për më tepër, më shumë se 20 milionë njerëz janë ende të prekur nga fatkeqësia.

Share With:
Translate »
266 Views