U abuzua me të kur ishte e mitur, kjo e çoi drejt fatalitetit Whitney Houston

Dokumentari i regjisorit Kevin Macdonald, pretendon se, Dee Dee,(kushërira e saj) ka abuzuar me Whitney dhe vëllain e saj gjatë kohës që mamaja e tyre ishte në koncerte.

Prestigjiozja “The Sun” shkruan se që nga dita kur këngëtarja humbi jetën, fansat pyesnin vetën se si një këngëtare kaq e famshme e zhyti veten në drogë dhe alkool. Shumë thanë se fajin e kishte ish-burri i saj tradhtar dhe abuzues Bobby Brown .

Tashmë ky dokumentar që do të shfaqet sëshpejti tregon sekretet e errëta të të shkuarës së këngëtares së famshme.  Regjisori tregon se këngëtarja e famshme është abuzuar seksualisht rregullisht nga një kushërirë e saj.

 

Share With:
Translate »
591 Views