U bë baba, por këngëtari shqiptar ende argëtohet në klube striptizmi

Stine përjetoi mbrëmjen e kaluar një natë ndryshe! Këngëtari shqiptar së bashku me disa miq të tij, u argëtuan në një klub striptizmi në Tiranë. Dhe do thoni ju si e mësuam ne?

Ishte vetë këngëtari, i cili nuk ngurroi të shfaqte, imazhet provokuese në profilin e tij në “Instagram”. Dhe me përshkrimin që i bëri fotos, duket se Stine ka kaluar një kohë të mirë.

“Nëse nuk ke qenë ndonjëherë këtu duhet ta provosh” – shkruan Stine, në imazhet ku shfaqen balerinat duke kërcyer.

Prej shtatë vitesh, Stine, emri i vërtetë i së cilit është Nesti Duka, është i dashuruar me Gracielën, me të cilën ka edhe një vajzë. A është mërzitur vallë Graciela pas këtyre imazheve?

Share With:
Translate »
693 Views