U bë gjysh për herë të parë! Babai i Ledrit surprizohet në mënyrën më të bukur pas lindjes së mbesës nga stafi i tij
Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë në 14 dhjetor dhe u bekuan me një vajzë që e pagëzuan me emrin Poema Blu. Ditën e sotme ata ndanë fotot më të ëmbla të vogëlushes së tyre, me të cilën të gjithë ranë në dashuri me shikim të parë.
Por përveç Sarës dhe Ledrit, ardhjen e saj në jetë e kanë pritur me padurim edhe prindërit e reperit, Xheraldina dhe Agron Vula.
Madje ky i fundit ka marrë surprizën më të bukur pas lindjes së mbesës, për ta uruar për ardhjen e saj në jetë. Agron Vula punon si regjisor në televizionin “RTV 21” dhe gjatë xhirimeve të një emisioni me këngë folklorike kanë kënduar enkas për lindjen e Poemës. I ati i Ledrit duket shumë i lumtur dhe duke mos e fshehur gëzimin fillon të kërcejë.
Prindërit e Ledrit prej kohësh kishin shprehur dëshirën që të bëheshin gjyshër dhe më në fund gjithçka u bë realitet. Mirëpo tashmë atyre do ju duhet të presin pak sa të njihen me mbesën e tyre, pasi Sara dhe Ledri u larguan disa javë më parë drejt Gjermanisë, ku sollën në jetë edhe vogëlushen.