U bë me vajzë në 2019-ën, Rona Nishliu uron Vitin e Ri me foton më të ëmbël

Për këngëtaren e njohur Rona Nishliu, viti 2019 është i paharrueshëm. Në muajin korrik ajo u bë nënë për herë të parë me një vajzë të cilës i vendosi emrin e veçantë Noa. Rona ka publikuar disa herë foto pranë vogëlushes dhe së fundmi i ka uruar të gjithë për Vitin e Ri me foton më të ëmbël pranë saj.

Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet duke mbajtur në krahë Noan dhe krahas saj shkruan: Gëzim e lumturi në zemrat tuaja, për shumë mot, gëzuar 2020”.

Share With:
Translate »
536 Views