U bë nënë në moshën 22-vjeçare, reagimi i moderatores shqiptare: Obobo, e tmerrshme!
Bora Zemani, një nga bukuroshet e ekranit shqiptar është bërë nënë në një moshë shumë të re. Ishte vetëm 22 vjeçe, kur së bashku me ish-partnerin, Vin Veli mirëpritën në jetë vogëlushin Arbor.
Në një intervistë për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka rrëfyer se si e ka përjetuar shtatzaninë në moshë të re.
Pjesë nga biseda
Rudina Dembacaj: Si e përjetove? Tu zu fryma nga fakti që obobo, tani u bëra nënë, do rri në shtëpi, e tmerrshme?
Bora Zemani: Kjo ishte ditën e parë kur mësova se isha shtatzanë. Ditën e dytë e kapa veten, prap ishin ato pasigurirat. Çfarë do ndodhi me jetën time? A do vazhdoj të jem pjesë e televizionit, këto punët e mia që kam qejf? Por që, përkundrazi, Arbori nuk më pengoi fare. Madje më bëri të kuptoj gjërat më të rëndësishme, mos të harxhoj ditën në kafe. Pas Arborit, u fokusova më shumë edhe tek puna.