U bë nënë për herë të dytë, Monika uron Klajdën: Si nënë e dy vajzave e di…
Ditën e sotme, ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha është bërë nënë për herë të dytë.
Për Gjoshën nuk kanë munguar as urimet, e nisi kolegia e saj Nora Malaj dhe tashmë e ka uruar edhe kryetarja e partisë Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit ka publikuar në ‘Facebook’ një foto tepër të veçantë, në të cilën shfaqet dora e vogëlushes dhe e shoqëron me disa fjalë vërtetë prekëse.
Me këtë rast Kryemadhi zbulon edhe emrin që Gjosha ka përzgjedhur për të voglën, Greis.
‘Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara’, shkruan ndër të tjera kryetarja e LSI-së.
Statusi i plotë:
Klajda u bë mama për herë të dytë!
“E rrëmbeva” këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më emocionoi dhe mbushi me gëzim. Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra tjetrën si në ditët e bukura me diell edhe në ato të zymta me shi. Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis.
Ne të duam shumë.
