U bë nënë për herë të dytë, zbulohet emri i djalit të Shkurte Gashit

Një ditë më parë, këngëtarja e njohur Shkurte Gashi u bë nënë për herë të dytë. Të gjithë ishim kuriozë për të mësuar sesi e kishte pagëzuar të voglin e saj, mirëpo këtë na e ka shuar bashkëshorti i këngëtares, Alberti.

Ai e ka zbuluar emrin në një foto të përbashkët me dy djemtë në rrjetin social Instagram. Djali i dytë çiftit të njohur do të quhet Kron.

Kujtojmë që Shkurte Gashi ka qenë gjithmonë diskrete për jetën e saj private. Ndonëse është një emër shumë i dëgjuar në muzikën shqiptare, shumë pak dimë për jetën e saj personale.

Rreth dy vite më parë dyshja sollën në jetë djalin e tyre të parë, Malin.

Share With:
Translate »
97 Views