U bë për herë të parë baba i një djali/ Asap Rocky ka një këshillë të rëndësishme për të birin kur të rritet: Unë gjithmonë do t’i kujtoj që..
A$AP Rocky shpreson që djali i tij i vogël të jetë një “fëmijë i lezetshëm me prindër të lezetshëm”.
Reperi u bë për herë të parë baba i një djali në maj me partneren e tij Rihanna.
Duke folur për revistën Dazed, ylli i muzikës tha: “Unë gjithmonë do t’u kujtoj fëmijëve të mi që të mos e humbasin kurrë imagjinatën e tyre, edhe si të rritur, pavarësisht se çfarë”.
Ai i tha botimit se dëshiron të rrisë “fëmijë mendjehapur” dhe “jo njerëz që diskriminojnë”.
Reperi 33-vjeçar shtoi: “Dhe nuk po përpiqem të përshkruaj një shenjtor, por realisht, dua vetëm një fëmijë të lezetshëm me prindër të lezetshëm”.
Ai gjithashtu zbuloi se vetë është një adhurues i madh i filmave vizatimorë, kështu që do të ulet me kënaqësi dhe do të shikojë TV me fëmijën e tij, duke shtuar: “Në të vërtetë më pëlqen të shikoj filma vizatimorë – kam parë si Teletubbies, Blue’s Clues, Yo Gabba Gabba, Peppa Pig dhe Baby Shark.”
Çifti janë në lidhje që nga janari i vitit 2020 dhe ata njoftuan shtatzëninë në shkurt.
Burimet zbuluan se ylli i hitit “Diamonds” solli në jetë fëmijë e saj të parë më 15 maj në Los Angeles, vetëm disa ditë pasi u tha se ajo ishte parë në publik për herë të fundit në një restorant.
Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth ardhjes së re, duke përfshirë emrin e tij, të cilin prindërit e tij e kanë mbajtur të fshehtë për momentin.
Një burim i tha së fundmi People.com se dyshja po ia dalin mirë në rolet e tyre si prindër.
Insajderi tha: “Të jesh prind i ri është sigurisht një përgkegjësi, por ata po bëjnë mirë. Djali i tyre është i shëndetshëm dhe Rihanna është thjesht e mahnitur prej tij. Ajo me të vërtetë ishte shumë e emocionuar që ishte shtatzënë. I pëlqeu shumë.
Rihanna mezi largohet prej tij. Ajo është një nënë fantastike”, shtoi burimi.
Rihanna donte të lindte në LA pasi ka një shtëpi të madhe me oborr. Ajo kënaqet duke u ulur jashtë me fëmijën e saj.”