“U bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën”! Klea Huta bën dedikimin e ëmbël për Kridin e vogël!

Krid mbush 3 muaj sot dhe mami Klea ndihet në qiellin e shtatë që prej ditës së parë që ai i fali titullin nënë.

Moderatorja ka publikuar sot një foto me rastin e 3-mujorit, dhe disa fjalë të përzemërta që e shoqërojnë postimin e saj të ëmbël.

“O mreti i mamës ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë. Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël, sa të postoj këtë foto! Të dua Krid!”, shkruan Klea.

Moderatorja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në muajin qershor të këtij viti.

Share With:
Translate »
575 Views