“U çua dhe kërkoi thikë”, moderatorja shqiptare tregon si reagoi i ati pasi kishte bërë tatuazh
Prezantuesja e njohur Liesa Haxhiasllani së fundmi edhe blogere, ka publikuar videon e parë të saj në “Youtube”. Ajo ka folur gjatë edhe për jetën e saj private.
Në këtë video prezantuesja ka treguar se i pëlqejnë shumë tatuazhet edhe pse i ati i saj nuk është dakort dhe nuk e lejon.
Edhe pse babi i saj nuk ishte dakort, ajo realizoi dëshirën e saj duke bërë një tatuazh në këmbë.
Reagimi i tij nuk ishte dhe aq i mirë.
“Unë kam shumë qejf tatuazhet dhe piercing, edhe pse nuk kam realizuar shumë të tilla. Madje tatuazhin e parë e kam bërë pikërisht këtë vit sepse doja shumë ta kisha, por babi nuk më lejonte. Babi më thoshte gjithmonë: “Nëse ti bën një tatuazh unë do ta heq me qumësht fiku”. Por unë e realizova tatuazhin, nuk ia thashë menjëherë babit. Kur shkova në Greqi i tregova “ba kam bërë një tatuazh”. Nuk ma zgjati për momentin se kujtoi se po tallesha. Kur i thashë prapë, më pyeti ku e ke bërë. Në këmbë i thashë. Në atë moment u çua dhe shkoi në kuzhinë duke kërkuar një thikë…”, u shpreh Liesa.