U dërgua në Itali pas plagosjes nga tërmeti i 26 nëntorit, Marlini gëzohet me vajzë
Marlini është një nga të mbijetuarit e tërmetit të 26 nëntorit, i cili u dërgua në Itali për një mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të rënda shëndetësore. Marlini nga spitali i Traumës u dërgua në atë të Barit për t’u rikuperuar plotësisht.
Së fundmi Ogerta Manastirliu ka takuar Marlinin dhe ka zbuluar se ai është gëzuar me një vajzë.
“Kur jeta e Marlinit varej në një fije të hollë shprese, për javë të tëra në gjendje kome pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019, kujdesi në Spitalin e Traumës dhe më pas trajtimin që i mundësuam në Spitalin e Barit, i shpëtuan jetën të riut nga Durrësi.
Kënaqësi të ritakohem me Marlinin, që pas rekuperimit të plotë shëndetësor, bashkë me shoqen e tij të jetës Megin, janë gëzuar me Mian e porsalindur”, shkruan Manastirliu.


