U fotografua me barkun e rrumbullakosur, ja e vërteta e shtatzënisë së Adelinës
Ditën e djeshme u përfol se këngëtarja shumë e dashur për publikun e që ka thyer tabu me performancat e saj, Adelina Ismaili është shtatzënë për herë të dytë.

Shkak u bë një foto e postuar nga gazetari i njohur, Eraldo Rexho i cili shfaqej krah motrave Ismaili dhe në sy binte Adelina e veshur me fustan rozë dhe barkun e rrumbullakosur.

“Në cilin muaj është Adelina?”, e pyet një ndjekës Eraldon ndërsa ai i ka dhënë fund thashethemeve duke u përgjigjur se këngëtarja nuk është shtatzënë.







