“U gjenda i rrethuar nga 15 vetë”, djali i prezantueses së njohur rrëfen dhunën e shqiptarëve

Djali i prezantuses së njohur italiane Simona Ventura, Nicholas Bettarini tashmë është shëruar plotësisht pasi u dhunua nga disa shqiptarë, ngjarje kjo e ndodhur në një Korrik.

Gjithçka nisi pas një debati në një diskotekë. Betarrini ka shpjeguar për gazetën “Corriere” edhe agresionin ndaj tij nga shqiptarët.

“Mu afrua ai shqiptari dhe më vendosi dorën në fytyrë, unë iu përgjigja. Pastaj, bohhh…u gjenda përballë 15 vetave që më qëllonin. Më pas nuk mbaj mend më asgjë”, ka thënë ai.

Disa ditë pas ngjarjes, djali i Venturës është përgjuar në një bisedë me një mik.

Ai ka deklaruar se u vizitua nga ultrasit e Interit të cilët i premtuan se do t’i rrinin në burg dhunuesit e tij. Por, kjo gjë, është mohuar nga vetë këta tifozë përmes avokatit të tyre.

Share With:
Translate »
682 Views