U habitët dhe ju? Boris Johnson zbuloi se paska 6 fëmijë dhe ndërron shumë pelena!

Tërë mistere zoti Johnson. Kryeministri britanik sot ka zbuluar se ai qenka baba i gjashtë fëmijëve.

Boris Johnson ka ngurruar përherë të flasë për jetën e tij private plot ngjyra, por sot është zbërthyer për televizionin amerikan në një intervistë të dhënë për NBC.

Kryeministri ka një djalë, Wilfred, me gruan e tretë Carrie Johnson dhe katër me gruan e tij të dytë Marina Wheeler. Ai gjithashtu ka një vajzë nga një lidhje e vitit 2009.

Duke folur për emisionin e mëngjesit, ai u pyet nëse ishte baba i gjashtë fëmijëve dhe tha “po”.

I pyetur se si është të jesh baba i një fëmijë të vogël ndërsa është në pushtet, ai shtoi: “Fantastike. Është shumë punë njëkohësisht. Por e dua, e dua absolutisht. Ndërroj shumë pelena”, ka thënë kryeministri britanik.

Share With:
Translate »
175 Views