U infektua me Covid 3-vjeçari pëson goditje në tru dhe humb aftësinë për të lëvizur gjymtyrët
Djaloshi 3-vjeçar ndonëse shumë i vogël u përball me një sfidë tepër të madhe. Ai pasi u diagnostifikua me Covid-19 pësoi një goditje në tru.
Mjekët nuk e përjashtuan mundësinë e të paturit një lidhje mes efekteve neurologjike dhe pandemisë së koronavirusit.
Vogëlushi, Colt Parris është duke u rikuperuar , në Spitalin e Grave dhe të Fëmijëve në Universitetin e Misurit, në Columbia, pasi pati një mpiksje në trurin e tij.
Mjekët janë optimistë që vogëlushi do ta kalojë të gjithën këtë pa efekte dhe pa pësoja më të rënda.
Dr. Camilo Gomez, një neurolog në spital, tha se mjekët po shqyrtonin shkallën e lidhjes midis Covid-19 dhe problemeve neurologjike.
Colt doli pozitiv për antitrupa Covid-19 dhe disa orë më vonë humbi aftësinë për të lëvizur krahun dhe këmbën e djathtë, tha nëna e tij, Sara Parris për mediat.