“U jam në borxh” Alban Skënderaj flet për fëmijët
Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj, këto ditë gushti po i shijon me familjen e tij, me pushime.
Kohën që po shpenzon me ta, Albani po e shfrytëzon në maksimum, pasi gjatë muajve të tjerë të vitit është i angazhuar në muzikë për projekte të reja, dhe nuk qëndron shumë pranë dy fëmijëve të tij, Amelisë dhe Duamit.
Gjithashtu, kjo kohë ka qenë si periudhë reflektimi për të, dhe këtë e ka treguar përmes një postimi në Instastory, ku ka nxjerrë një foto me të birin në pishinë, ndërsa shprehet se fëmijëve të tij u është në borxh.
Ai thekson se fatmirësisht djali dhe vajza e tij e kanë mirëkuptuar, po shton se askush dhe asgjë nuk e zëvendëson prezencën e një babai.
“Jam pak ne “borxh” keto kohe me keto dy dashurite! Jam me fat qe i mirekuptojne qellimet e mia te mira dhe qe jane gjithcka per mua. Gjithsesi, po e kuptoj gjithmone edhe me shume qe askush dhe asgje s’mund ta zevendesoj prezencen e nje babai”, shkruan këngëtari.