U kishte borxh 70 euro, bandat e drogës vrasin mizorisht nënën 36-vjeçare
Një nënë 36-vjeçare u vra mizorisht në Britani nga bandat e drogës, pasu u kishte 70 euro borxh.
Vrasësit e saj Joshua Titterington, Karis Poynton, Dean Qayum e Kaylib Connolly u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 78 vite burg, ndërsa një i pestë u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia.
Alison McBlain mbeti e vdekur pasi një makinë e tipit ‘Fiat Punto’ e përplasi qëllimisht më 19 nëntor të 2019.
Sipas mediave të huaja, 36-vjeçarja u kishte marrë kokainë pa e paguar dhe më pas ata u hakmorën duke e vrarë.


