“U kry babush!”, historia e Denizës që fitoi zgjedhjet në Belgjikë dhe dedikimi prekës për të atin

Kjo është Deniza Miftari me origjinë nga Kosova. Është 22 vjeç dhe ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale në qytetin e Belgjikës, duke marrë postin si asambleiste e zgjedhur së komunës së Roseslares, vendi ku jeton prej vitesh me familjen e saj. Ajo ka emigruar nga Gjilaninë Belgjikë kur ishte në moshën 3 vjeçe, por fatkeqësisht babai i saj ka ndërruar jetë dhe fitoren e madhe ia dedikon atij. U krye babush, shkruan Deniza në një status në Facebook. Ndërkohë statusin e plotë e lexoni më poshtë:

Dua t’a shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin. 
Deshira jote më e madhe ishte t’a përjetoje edhe këtë kapitull timin por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithqka qe bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithqka. Do e jipja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjith kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë qe e kam për ty.
Babi, edhe pse më mungove gjat kampanjës dhe gjat fitores mbrëmë e di qe ishe me mua sepse ne asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithve atje lart qe ‘qiki vogel’ është zgjedh assamblistja me e re e komunes se Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty.
Faleminderit per dashurine tende dhe per besimin e pafund. Ti je frymemarrja ime dhe gjithmone do jesh arsyja qe do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj.
Te dua. Te dua o jetë. ❤️

 

Image result for Deniza Miftari

Image result for Deniza Miftari

Burimi: Tiranapost.al

Share With:
Translate »
900 Views