U “kryqëzua” në rrjet për shtimin në peshë, mesazhi i Mikelës për ndjekësit

Mikela Pupa është në pritje të ëmbël dhe së fundmi ka dhënë një mesazh për të gjitha bullizimet që bëhen në rrjet për shtimin në peshë gjatë kësaj periudhe.

“Një vajzë personazh publik, publikon foto nga plazhi, në këmbët e saj shihen shenjat e para të celulitit, barku i rrumbullakosur dhe fytyra e fryrë. Komentet në rrjet janë masakruese, saqë vajza fillon dhe i kërkon fajet te vetja për një proces ndryshimi normal në muajt e shtatzënisë. Por turma e orientuar pas denigrimit, fyerjes dhe dëshirës për të bërë keq nuk mendon kaq gjatë. Kjo vajzë është e deformuar, kjo vajzë po ha shumë, kjo vajzë është një kafshë e frikshme që meriton të gjithë vrerin e stomakut të parazitërve që e gjejnë qetësinë e shpirtit kur rrjeshtojnë në tastierë lumin e sharjeve. Këtë sulm në bllok me plota nota urrejtjeje e përjetova vetë në kurriz pak ditë më parë, vetëm se guxova të postoj një video, ku dukej qartë barku i shtatzënisë tashmë në muajin e 7-të. Dhe kjo na qenka faj? Në rregull, kostot e të qënurit një personazh publik shkojnë paralelisht me kënaqësitë që të jep ky status. Ndoshta për këtë nuk reagojnë as shumica e personazheve përballë këtyre turmave. Por ama dikur duhet reaguar sepse shtatzënia është një bekim dhe ndryshimi fizik për atë që do të bëhet nënë është kaq i mikpritur, saqë vetëm urryesit e rrjeteve sociale nuk e kuptojnë. Prandaj herën tjetër kur të shkruani mendoni dhe shihni pak për rreth, mund të shihni dhe më keq nëse e keqja është thjesht shtatzënë”, thotë Mikela.

Share With:
Translate »
30 Views