U kthye në modë! Këngëtarja e famshme po kërkon një nënë mbartëse për fëmijën e katërt

Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë duke kërkuar për një nënë mbartëse, që do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë bashkë.

Këngëtarja 49-vjeçare dhe partneri i saj 42-vjeçar janë të vendosur të kenë një fëmijë bashkë dhe po kërkojnë gruan perfekte që do të mbajë në bark foshnjën.

“Është shumë e rëndësishme për Gwen që t’i japë Blake-it një fëmijë biologjik dhe ai është shumë i emocionuar. Ata janë në fazën përfundimtare të zgjedhjes së gruas që do t’u mbajë fëmijën e saj”, tha një burim për “Us Weekly”.

Pavarësisht se ai kujdeset për tre djemtë e Gwen, Blake dëshiron të ketë një fëmijë të tijin.

Lidhja e tij me fëmijët e saj, duket se ka ndikuar në marrjen e vendimit nga ana e Gwen.

“Këngëtarja është kaq e mrekulluar nga dashuria që Blake ka, jo vetëm për të, por edhe për djemtë e saj”, tha burimi.

Tre fëmijët e saj Kingston, 12 vjeç, Zuma, 10 vjeç dhe Apollo, 4 vjeç janë nga marrëdhënia e saj 14-vjeçare me ish-bashkëshortin Gavin Rossdale.

Share With:
Translate »
682 Views