U kthye në Shqipëri me fëmijët, Amal Naim: Vëllai dhe bashkëshorti nuk e kaluan kufirin e Gazës

Në emisionin e kësaj të enjte në “Opinion” në Tv Klan, ka qenë e ftuar Amal Naim, e cila është riatdhesuar nga shteti shqiptar, pasi iku nga Gaza.

Ajo u kthye në Shqipëri me fëmijët e saj, por pas ka lënë bashkëshortin dhe vëllain.

Amal Naim rrëfen se bashkëshorti i saj nuk e kaloi dot kufirin e Gazës, pasi nuk kishte pasaportë shqiptare, kurse vëllai vendosi të qëndronte për shkak të gruas së tij, e cila gjithashtu nuk kishte pasaportë për të ardhur në Shqipëri.


Amal Naim: Ato më bënë vetëm një leje kalimi.

Blendi Fevziu: Autoritetet shqiptare?

Amal Naim: Autoritete shqiptare, për të dalë nga Gaza. Edhe më morën, më thanë që për burrin nuk mund të bëjmë dot gjë sepse ai nuk…

Blendi Fevziu: Nuk është shtetas shqiptar.

Amal Naim: Nuk bënte as për gruan e vëllait tim.

Blendi Fevziu: Po vëllai pse qëndroi në Gaza?

Amal Naim: Për gruan e vetë.

Blendi Fevziu: Për gruan? Sepse bashkëshorten, nuk e ekstradonin dot?

Amal Naim: Jo, nuk e nxirrnin dot si burri im. Ajo nuk ka domethënë pasaportë palestineze.

Blendi Fevziu: Pasaportë shqiptare?

Amal Naim: As palestineze, as shqiptare domethënë letërnjoftimi…

Blendi Fevziu: Po letërnjoftimi. Domethënë s’ka pasaportë fare?

Amal Naim: Po.

Blendi Fevziu: Kështu që ishte e pamundur të dilte nga territori i Gazës?

Amal Naim: Po e pamundur të dilte nga aty.

Share With:
Translate »
89 Views