U largua 13 vjeç nga Shqipëria dhe do të na përfaqësojë tërthorazi në Eurovizion bashkë me dy shqiptarë të tjerë
Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata finale e Festivalit të Sanremos. Pjesëmarrës në këtë festival ishte edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta. Lajmi qarkulloi nëpër të gjithë mediat shqiptare si për tu ndjerë krenarë. Edhe pse u aludua për plagjiaturë dhe u pezullua pjesëmarrja e tij në festival, gjithçka u sqarua. Madje ai u shpall fitues dhe do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion, por tërthorazi do të përfaqësojë edhe Shqipërinë. Ai do të konkurrojë përkrah edhe dy këngëtarëve të tjerë shqiptarë, Eleni Fourera dhe Eugent Bushpepa. Urojmë që të paktën njëri prej shqiptarëve të fitojë Eurovizionin. Suksese shqipe! /Kids’ Time/