U lirua nga burgu pasi u dënua padrejtësisht! I riu s’e gëzoi dot lirinë, vdes nga tërmeti

Gazetarja Arana Loce e “Ora News” ka dhënë lajmin e hidhur për njërin nga viktimat e tërmetit 6,4 ballë.

Kristian Preçi ndërroi jetë poshtë gërmadhave të një banese që është shembur në Thumanë.

Emri i tij nuk është i panjohur për publikun, pasi i riu kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu ku u mbajt padrejtësisht për katër muaj.

Ai akuzohej nga një grua se i kishte vjedhur celularin dhe u lirua falë ndihmës së emisionit investigativ “Boom”, në muajin nëntor të vitit 2017.

“Qofsh një engjëll në parajsë o Kristian Preci. Me shpirt lutem sot për ty. Ka humbur jetën nga tërmeti në Thumanë, djaloshi i pafajshem që u lirua nga burgu pas ndihmës që kërkoi në ‘Boom’”, shkruan Loce.

 

Share With:
Translate »
1561 Views