U lye me gjakun e shoqes dhe u shtir si e vdekur, historia e 11 vjeçares që i shpëtoi masakrës së Teksasit

Për njëmbëdhjetëvjeçaren Miah Cerrillo e marta duhej të ishte një ditë e zakonshmë në “Robb Elementary School”, por ndodhi krejt e kundërta. Papritur e gjeti veten në mes të një skene të vërtetë lufte, të cilën asnjë fëmijë i asaj moshes s’duhet të përjetojë. Atë ditë ajo shkoi në shkollë me vonesë sepse bëri një vizitë te mjeku, pa ditur se kjo gjë në një mënyrë a në një tjetër do i shpëtonte jetën. Vajza e vogël arriti t’i mbijetojë masakrës së Uvaldes, Teksas, pasi u lye me gjakun e shoqes së saj të ndjerë.

Sipas raportimeve të para të “Washington Post”, Miah, edhe pse e terrorizuar nga gjithçka që po ndodhte, u shtri pranë shoqes së saj të plagosur rëndë, që më pas ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, dhe leu fytyrën dhe trupin me gjakun e saj me shpresën që gjithçka do të mbaronte shpejt. Miah u plagos lehtë në shpinë dhe në qafë, por pasi u dërgua në spital mori kujdesin e duhur mjekësor.

Sipas babait të Miah, ajo është në shok dhe zgjohet natën duke ulëritur pasi ka frikë se mund të përsëritet. “Në këtë pikë, ne vetëm duhet të lutemi dhe t’i kërkojmë Zotit të na ndihmojë të ecim përpara në këtë situatë. E di që është traumatizuese, të kesh një vajzë 11-vjeçare që po kalon këtë. Nuk mund ta imagjinoj si ndihen prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre.”-tha ai.

Share With:
Translate »
130 Views